Kuvend, deputetët sot diskutojnë për komisionin anketues për referendumin dhe ligjin për faljen e borxheve

Maqedonia

Kuvend, deputetët sot diskutojnë për komisionin anketues për referendumin dhe ligjin për faljen e borxheve

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:01
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen vazhdimet e tri seancave 60, 50 dhe 45.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së 60-të është Propozim vendimi për themelimin e komisionit anketues për shqyrtim të procesit të përgjithshëm të deklarimit në referendum më 30 shtator të vitit 2018, si dhe propozimi shtesë i ligjit për heqjen e interesit për pagesën e borxheve të cilat dalin nga shërbimet e kryerësve të veprimtarive komunale, telefoni, operator celular dhe kabllovik, taksa radiodifuzive, ruajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe kullim të tokës ndërtimore, në lexim të dytë.

Në vazhdimin e seancës së 45-të pritet të diskutohet për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat