LSDM: Mickoski të përgjigjet se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të vogla, pikërisht nga Gruevski

Maqedonia

LSDM: Mickoski të përgjigjet se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të vogla, pikërisht nga Gruevski

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 19:36
LSDM-ja

LSDM-ja nëpërmjet një kumtese reagojnë ndaj konferencës për shtyp të Dimçe Arosvskit nga OBRM-PDUKM.

“Anti-perëndimor Hristijan Mickoski duhet të përgjigjet para qytetarëve se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të gola, përmes kompanive ku ka pjesë, pikërisht nga bartësi i kriminalitetit Nikolla Gruevski si kryeministër? Dhe për atë kohë kur Mickoski ishte këshilltar për energjetikë të Greuvskit”, thonë nga LSDM-ja.

LSDM-ja shton se asnjë lajm i rremë dhe asnjë manipulim nuk do ta fshehë faktin se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit punojnë kundër të ardhmes në BE dhe NATO.

“Marrëveshja për koncesion për të cilën sot gënjen kryesia e OBRM-PDUKM-së, dhe në bazë të cilit është fituar blerja e tokës shtetërore nënshkruar në vitin 2015, kur në qeveri ishte pikërisht OBRM-PDUKM-ja, ndërsa zëvendës kryeministri aktual nuk ishte në funksion”, shtojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, tash vetëm se zbatohen procedurat administrative në përputhje me ligjet.

“Të kota janë përpjekjet e kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së, publiku që moti nuk ju beson gënjeshtrave të tyre”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat