Protestë kundër ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Protestë kundër ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Dhjetëra qytetarë sonte protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës, që vjen nga marrëveshja me Greqinë.

“Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? Populli duhet t’u fal, dhe atëherë do të ketë pajtime”, tha në fjalimin e saj, Ana Bobinkova nga shoqata maqedonase “Rilindja”.

Protestat vijnë si pasojë e votimit për ndryshimet kushtetuese, që ndodhi ditën e premte ku nga 120 deputetë, shumica aktuale siguroi 80 vota dhe kështu filloi ndryshimi i Kushtetutës, ku parashikohet ndryshimi i emrit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat