Nikolloski: Kurdisja e tenderëve nuk është vlerë evropiane

Maqedonia

Nikolloski: Kurdisja e tenderëve nuk është vlerë evropiane

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:01
Aleksandar Nikolloski

Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së në “studion e hapur” deklaroi se LSDM-ja nuk promovon këto vlera pro-evropiane për të cilat ajo thotë se angazhohet, e më pastaj kurdis tenderë.

Ai thotë se në Bruksel dhe Washington shumë mirë e dinë orientimin pro-perëndimor të opozitës.

“Në të njëjtën kohë shumë mirë e dinë se vlera pro-evropiane dhe pro-perëndimore nuk janë tenderë të kurdisur, biznese për anëtarët të familjes dhe vëllait të kryeministrit i cili bëhet faktori kryesor për biznes në shtet. Këto janë larg nga vlerat evropiane dhe perëndimore”, thotë Nikolloski,.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM-ja nuk janë kundër NATO-s dhe BE-së, por janë kundër ndryshimit të Kushtetutës. Nikollosvski gjithashtu akuzoi Qeverinë për qeverisje katastrofale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat