Poposki: Qeveria të vendosë tatimin progresiv

Maqedonia

Poposki: Qeveria të vendosë tatimin progresiv

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:12
Nikolla Poposki

Maqedonia mesatarisht brenda vitit humb rreth 40 milionë euro me politikën e barabartë tatimore, vlerëson ish-ministri i Financave Nikolla Poposki.

Ndër ndikimet negative nga tatimi i sheshtë prej 10% është thellimi i dallimeve sociale mes të pasurve dhe të varfërve. Poposki pret që tatimi i paralajmëruar progresiv së shpejti të hyjë në fuqi.

“Rekomandimi është se duhet të stabilizohet politika tatimore. Si dhe të vendoset siguri më e madhe në aktivitetet ekonomike të subjekteve ekonomike, se me çfarë normash tatimore do të ballafaqohen tek tatimi personal në të ardhmen. Normat çdoherë janë të ndryshueshme, në zgjedhje shkohet me norma më të ulëta, por duhet që sistemi të stabilizohet”, deklaroi Nikolla Poposki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat