Qytetarët nuk kanë besim në kapacitet e qeverisë për realizimin e reformave

Maqedonia

Qytetarët nuk kanë besim në kapacitet e qeverisë për realizimin e reformave

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:49
Foto

Një hulumtim i realizuar nga Asociacioni për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare (AGTIS) ka nxjerr në pah se Qeveria e Maqedonisë “nuk është e gatshme të realizojë reformat të cilat i janë vendosur si detyrë në rrugën e integrimit evropian, megjithëse angazhohet në realizimin e tyre”.

Në anketën e realizuar nga AGTIS, në njërën anë 49 për qind e të anketuarve thonë se pushteti angazhohet për realizimin reformave, por në anën tjetër 48 për qind e të anketuarve thonë se qeveria aktuale nuk ka kapacitet për t’i realizuar të njëjtat.

Përderisa njohësi i çështjeve politike, Sasho Ordonacki thotë se qytetarët e Maqedonisë edhe kundrejt faktit që i vlerësojnë pozitivisht hapat e guximshëm të qeverisë në drejtim të realizimit të reformave, megjithatë ata si shumë problematike e kanë detektuar mungesën e llogaridhënies.

Në anketë, 38 për qind e respodentëve janë shprehur se referendumin për Marrëveshjen e emrit nuk ka paraqitur pengesë për realizimin e reformave, kundrejt 37 për qind të tjerëve që kanë vlerësuar se reformat janë zvarritur për shkak të referendumit./Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat