Era edhe sonte sjell tym të zi dhe erë të padurueshme drejt qytetit nga zjarri që sot pasdite rreth orës 15:30 shpërtheu në afërsi të deponisë së qytetit.
Nga Njësia territoriale kundër zjarrit informojnë se ekipet e tyre janë në terren me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës.
Po bëhen përpjekje që zjarri sa më shpejtë të shuhet për të parandaluar djegien e vreshtave që janë në afërsi.