Policia e Maqedonisë arreston një shtetas të Shqipërisë në “Tabanoc”

Maqedonia

Policia e Maqedonisë arreston një shtetas të Shqipërisë në “Tabanoc”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:24
Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:35 në kalimin kufitar “Tabanoc” për dalje nga Maqedoni, ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

“Personi N.S (33) shtetas i Shqipërisë, ka udhëtuar me autobus për të dalur nga Maqedoni. Pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se dokumenti është i falsifikuar dhe ka pasur ndalesë për hyrje në vendet e Bashkimit Evropian”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se personi i arrestuar është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë për procedura të mëtejshme

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat