Kiracovski: Disa amendamente do të dorëzohen sot, gjithë procesi do të zgjat më shumë se dy muaj

Maqedonia

Kiracovski: Disa amendamente do të dorëzohen sot, gjithë procesi do të zgjat më shumë se dy muaj

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:21
Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski

Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, njoftoi se sot qeveria do të dorëzojë disa nga draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Ai deklaroi se gjithë procesi për ndryshimin e Kushtetutës do të zgjasë dy muaj e gjysmë, duke pasur parasysh se tre ditë do të diskutohet për një amendament, por edhe diskutimi në seancë plenare.

“Shpresojmë se të gjithë do të marrin pjesë në debat për amendamentet e dorëzuara, që së bashku ta përfundojmë procesin. Nuk çfarë të diskutohet më. 120 deputetë do t’i rishikojnë amendamentet, pasi kjo është punë e tyre. Më pas, së bashku përmes komisioneve dhe në seancë plenare do të miratojmë ose përmirësojmë amendamentet”, tha Kiracovski.

Ai shtoi komisioni i paralajmëruar për pajtim do të formohet dhe i bëri thirrje opozitës që të tejkalojë interesat partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat