Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së akoma nuk kanë vendosur si do të veprojnë më tej në Kuvend

Maqedonia

Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së akoma nuk kanë vendosur si do të veprojnë më tej në Kuvend

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:56
Kuvendi i Maqedonise

Tetë deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së që votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në Parlament. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet, me siguri, formimi edhe i një grupi parlamentar në Kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë.

Sipas deputetes Emilija Aleksandrova , ata sot do të kenë takim dhe do të definojnë se çfarë do të bëjnë më tej, pa dhënë detaje se për çfarë do të bisedojnë konkretisht.

Një deputete tjetër prej tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, për AIM tha se ata do të funksionojë së bashku, por edhe se janë të hapur edhe për deputetë të tjerë, si edhe se do të punojnë në përkufizimin e katër kërkesave të tyre me ekspertë juridikë, duke përfshirë edhe amendamentet kushtetuese.

“Do të punojmë në katër kërkesat tona, si dhe në amendamentet kushtetuese në konsultim me ekspertët juridikë, pikërisht atë që përbën shqetësim edhe për opinion e gjerë”, tha deputetja.

Kanë përkrahje, siç theksoi, nga kolegë të grupit parlamentar të LSDM-së që të marrin pjesë në konsultime për amendamentet kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje tha se Rregullorja i jep mundësi deputetëve të të vetëorganizohen, duke pasur parasysh se janë më shumë se pesë vetë./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat