LD: Pajtimi kombëtar duhet të bëhet përmes Kuvendit

Maqedonia

LD: Pajtimi kombëtar duhet të bëhet përmes Kuvendit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:31
LD

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë thekson se falja mes të djathtëve dhe të majtëve, si dhe falja kombëtare duhet të bëhet përmes Parlamentit me sjelljen e një “deklarate për falje kombëtare”.

Nga LD thonë se në deklaratë duhet të theksohen arsyet dhe nevoja e faljes, qëllimet strategjike për të cilat nuk duhet konfrontime, por konsensus dhe bashkim, siç janë karakteri unitar i shtetit, integrimeve euroatlantike, sundimi i së drejtës dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në deklaratë duhet të parashihen rehabilitimi dhe dëmtimi i viktimave të sistemit një partiak, shqyrtim të drejtësisë selektive, lustrimi, padrejtësia private dhe të tjera”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se falja nuk duhet të përzihet me amnistimin e përgjegjësisë penale për bartësit e funksioneve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat