Maqedoni, 70 gra janë vrarë në tetë vitet e fundit

Maqedonia

Maqedoni, 70 gra janë vrarë në tetë vitet e fundit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

“Në periudhën nga viti 2008 deri në viti 2016 në Maqedoni kanë ndodhur gjithsej 70 vrasje të grave. duke pasur parasysh këtë që institucionet nuk njohin të dhëna për femicidin, sepse nuk është definuar si vepër të veçantë penale dhe nuk është inkorporuar në Kodin penal, janë identifikuar 54 viktima, ndërsa në 51 raste ka bazë për femicid. Qasje deri te lëndët gjyqësore është marrë për 34 nga këto raste, me ç’rast është vërtetuar se 28 prej tyre kanë qenë femicidë apo vrasje e gruas për shkak se është grua”.

Këto janë konkluzionet e analizës së rasteve të femicideve – vrasje e grave në Republikën e Maqedonisë e përpunuar nga Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, me mbështetje teknike dhe financiare nga UNDP-ja, e cila është prezantuar sot nga drejtoresha e rrjetit Elena Dimushevska.

Në prezantim ishin të pranishme ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe koordinatori rezident i KB-së dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Winton.

Drejtoresha e rrjetit Elena Dimushevska theksoi se më shumë se 80 për qind e viktimave në vend janë vrarë nga ana e partnerëve intimë, pa dallim nëse është aktual apo i mëparshëm, nëse jetojnë në bashkësi martesore apo jomartesore ose kanë qenë vetëm në lidhje, e nuk kanë pasur vendbanim të përbashkët.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, theksoi se nevojitet që femicidi të definohet si vepër penale, duke theksuar se fillon nga premisa për krim ndaj grave vetëm se ato janë gra.

Ministri Spasovski tha se për ndryshimet ligjore është e angazhuar Ministria e Drejtësisë dhe shtoi se pritet që në periudhën e ardhshme të dorëzohen në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat