Mitsotakis: Nuk mbështesim marrëveshje që jep gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Maqedonia

Mitsotakis: Nuk mbështesim marrëveshje që jep gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:20
Kyriakos Mitsotakis

Lideri i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis vazhdon që të mbajë qëndrim kundërshtues ndaj Marrëveshjes së Prespës, që duhet t’i jep fund çështjes disadekadëshe të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Këto deklarime i bëri nga Selaniku, ku mori pjesë në aktivitetet me rastin e përvjetorit të çlirimit të këtij qyteti.

Mitsotakis ka ritheksuar se nuk mund të mbështetin një ujdi që pranon gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas.

“Meqë fillon realizimi i gjërave që janë në kundërshtim me intersat kombëtare, sërish do të rikujtojmë se Demokracia e Re nuk do të mbështet ndonjë ujdi që u lejon fqinjëve tanë gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas”, u shpreh Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat