Talat Xhaferi priti ambasadoren boshnjake Lepa Babiq, bashkëpunimi Maqedoni-Bosnjë e Hercegovinë duhet të vazhdojë

Maqedonia

Talat Xhaferi priti ambasadoren boshnjake Lepa Babiq, bashkëpunimi Maqedoni-Bosnjë e Hercegovinë duhet të vazhdojë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:06
Talat Xhaferi dhe Lepa Babiq

Kryekuvendari i Maqedonisë, Talat Xhaferi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës, Lepa Babiq.

Me këtë rast, Xhaferi shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe e falënderoi ambasadoren për angazhimin e saj në përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Nga ana tjetër, edhe ambasadorja Babiq shprehu falënderimet për mundësinë për takim dhe për besimin se të dy vendet do të vazhdojnë me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe për angazhimine përbashkët për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Bashkëbiseduesit folën edhe për marrëveshjet dypalëshe dhe për memorandumet, që janë në interes të të dy shteteve dhe që janë në fazën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat