“Të publikohen emrat e gazetarëve dhe mediave në Maqedoni që u paguan nga Qeveria e Greqisë”

Maqedonia

“Të publikohen emrat e gazetarëve dhe mediave në Maqedoni që u paguan nga Qeveria e Greqisë”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial kërkojnë zbulimin e mediave dhe gazetarëve të Maqedonisë që thuhet se janë paguar nga Qeveria e Greqisë.

SHGM, KEMM dhe SPGPM kërkojnë nga redaksia e Iefimerida greke që të publikojë emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë bërë tifo “për” Marrëveshjen e Prespës.

Sipas shoqatave, publikimi i informatave jo të plota në lidhje me punën e gazetarëve në Maqedoni shkel namin e tyre dhe besimin para opinionit publik.

Njiherit, shoqatat vlerësojnë se kjo paraqet edhe shpekulim qëllimkeq që mund të jetë vetëm në shërbim të interesave politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat