Pavlopoulos: Të bëhen ndryshimet kushtetuese pastaj Marrëveshja për emrin

Maqedonia

Pavlopoulos: Të bëhen ndryshimet kushtetuese pastaj Marrëveshja për emrin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:00
Prokopis Pavlopoulos

Kryetari grek, Prokopis Pavlopoulos është shprehur sërish rreth anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pra në NATO dhe në BE.

Ai shprehet se përpiqen për marrëdhënie miqësore fqinësore dhe se në praktikë kanë dëshmuar se mbështetin anëtarësimin e fqiut verior, por parakushti mbetet zgjidhja e çështjes së emrit.

Pavlopoulos thotë se kjo arrihet vetëm pasi që të realizohen ndryshimet kushtetuese që sipas tij paraqesin garancën për daljen e Marrëveshjes para ratifikimit në kuvendin grek.

Shtetari grek është shprehur se Maqedonia duhet t’i bëj ndryshimet e patjetërsueshme juridike, diçka që sipas tij tashmë ka filluar dhe se pret që kjo të shkojë deri në fund, që të merret ftesa për në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat