Të hënën OBRM-PDUKM-ja dorëzon propozim-ligjin për amnesti të të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm

Maqedonia

Të hënën OBRM-PDUKM-ja dorëzon propozim-ligjin për amnesti të të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:56
Kuvendi i Maqedonisë, 27 prill

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski ka bërë të ditur se kjo parti do të mbajë një takim bashkërendues në lidhje me përcaktimin e një strategjie veprimi në periudhën në vazhdim.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese dhe ky vendim do të bëhet publik, sapo që të përcaktohet rruga e veprimit.

Arsovski ka sqaruar edhe mënyrën e veprimit në lidhje me çështjen e faljes rreth ngjarjeve të 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend.

Ai sqaroi se OBRM-PDUKM-ja të hënën do të propozojë Ligj për amnesti për personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Ligji, që sipas tij është përgatitur nga juristë të suksesshëm, do të dorëzohet të hënën në Kuvend, si edhe do t’u jepet edhe mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat