Disa pyetje deputetit të BDI-së, Xhevat Ademit

Maqedonia

Disa pyetje deputetit të BDI-së, Xhevat Ademit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:34
Sulejman Mehazi

Sinqerisht ju pyesim, i nderuar deputet i përjetëshëm i BDI-së, Xhevat Ademi, a me të vërtet nuk mund të kalojnë amandamentet e propozuara nga Besa e Bilallit dhe Aleanca e Selës? Po çfarë paskërka qenë ajo kushtetuata juaj e Maqedonisë e pathyeshme dhe pandryshueshme, aq e palëvizëshme dhe e kështjelluar sa që s'mund ta lëvizë askush. 

Si është e mundur kushtetutën aq të dashur të shtetit të Ivanovit që me anë të 80 deputetëve t'ia ndryshoni kokën e preambullës prej Maqedoni në Severna Maqedonia e mos t'ia ndryshoni trupin e kushtetutës maqedone-shqiptare me anë të amandamenteve të propozuara.

Zotëri Xhevat Ademi, partia juaj së bashku me kryetarin mos ndoshta jeni të lindur e të aftë mu atëherë kur situata politike shqiptare ka qenë më e favorshme ndaj maqedonasve, ju çdoherë këtë popullatë shqiptare e keni futur nën kurthet tuaja politike?

-Kurthi parë, 2001, Marrëveshja e Ohrid, u ndërrua kushtetuta po kurrgjë për shqiptarët;

-Kurthi dytë, Marëveshja apo Deklarata Politike Shqiptare e Edi Ramës për të hyrë në qeveri, ç'u bë e ku shkoi marrëveshje e Tiranës dhe Edi Ramës, kurrgjë për shqiptarët;

-Kurthi tretë, pas votimit të 80 deputetëve për ndërrimin e emrit të Maqedonisë dhe kushtetutës së saj sipas marrëveshjes me qeverinë greke, përsëri kurrgjë.

Zotëri Xhevat Ademi gjatë qeverisjes suaj dy herë është ndërruar kushtetuta, me 2001 me marrëveshjen e Ohrid, kurrgjë për shqiptarët; dhe, tani me marrëveshjen e Prespës me Greqinë, prapë kurrgjë për shqiotarët, po atëherë dhe një pyetje, na tregoni, zotëri Xhevat, kur do bëni donjë gjë të mirë?, kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat