Ahmeti dhe Koja flasin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Ahmeti dhe Koja flasin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:23
Ahmeti, Kja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur shefin e misionit të OSBE në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese, reformat, si dhe marrëveshjen e Ohrit.

Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur nga përkrahja për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që mundëson zbatim të marrëveshjes së Prespës dhe sjellje të vendit edhe një hap më afër NATO’së dhe BE’së.

Sipas një komunikate, Ahmeti ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijojë përpjekjet për rumbullakësim të procesit integrues si prioritet absolut jo vetëm i BDIsë, por edhe i të gjithë qytetareve.

Ahmeti gjithashtu foli për përkushtimin e tij dhe të BDIsë për reforma sistemore dhe sundim të ligjit si një nga kushtet kryesore nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim gjithashtu u fol edhe për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si një nga dokumentet themeluese të shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat