Maqedoni, nga 1 janari gjashtë milionë euro të reja për përkrahjen e sportit

Maqedonia

Maqedoni, nga 1 janari gjashtë milionë euro të reja për përkrahjen e sportit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:44
Pamje nga Forumi i gazetarëve të sportit nga Evropa jug-lindore

Në forumin e gazetarëve të sportit nga Evropa jug-lindore, që filloi sot në Ohër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se “Qeveria është përkrahëse e madhe e sportit dhe do të vazhdojmë edhe më tej me gjithë politikat për përkrahjen e sportit. Politikat e reja që i përpunojmë dhe që duhet të fillojnë të nga janari 2019, janë vendosja e të ashtuquajturave vauçerë sportiv, ku do të injektojmë gjashtë milionë euro për përkrahjen e sportit në Maqedoni”.

Zaev gjithashtu tha se për vitin 2019 janë paraparë dhe mjetet financiare për ndërtimin e shtëpive sportive, ku do të vendosen të gjitha federatat sportive.

“Lokacioni është siguruar, me projekt prej dy milionë e gjysmë euro, financuar direkt nga mjete buxhetore, dhe ndihmuar nga Komiteti Olimpik. Gjithashtu, që është e rëndësishme për mua, është se Agjencia për të ri dhe sport, vazhdon të përkrah seriozisht sportit në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë, duke besuar se nëse sporti përparohet, atëherë është dëshmi e rritjes dhe zhvillimit të shtetit”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat