Vazhdojnë konsultimet për ndryshimet kushtetuese, në Kuvend formohet grup i ri parlamentar

Maqedonia

Vazhdojnë konsultimet për ndryshimet kushtetuese, në Kuvend formohet grup i ri parlamentar

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 11:02
Maqedoni

Përgatitja e amendamenteve, veprimi i grupit të në Kuvend, zvogëlimi i numrit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së… mbeten në agjendë edhe këtë fundjavë. Edhe pse ishte njoftuar, ende mbetet e paqartë se se kur do të dorëzohen amendamentet kushtetuese në Kuvend.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski dje për AIM deklaroi se ende zgjasin koordinimet rreth përputhshmërisë mbi ndryshimet në Kushtetutë.

“Në atë moment kur amendamentet do të jenë në formë të shkruar do të publikohen dhe dorëzohet në Kuvend për finalizimin e tyre”, deklaroi Boshnjakovski.

Afati pesëmbëdhjetë ditor që Kuvendi i dha Qeverisë për përgatitjen e amendamenteve skadon të shtunën e ardhshme, por kryeministri Zoran Zaev njoftoi se kjo mund të ndodhë para këtij afati.

Partitë politike në pushtet e thirrën partinë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM të përfshihet në bisedimet mbi ndryshimet kushtetuese, por janë pesimistë se kjo do të mund të ndodh. Por, debat për amendamentet. Por debat për mbi amendamentet është e sigurt se do të ketë te tetë deputetët që votuan |për” ndryshimeve kushtetuese, të cilët e njoftuan kryeparlamentarin Talat Xhaferi se në të ardhmen do të veprojnë si deputetë të pavarur dhe se do të formojnë grup të ri parlamentar.

Ky grup i ri parlamentar, siç thonë, do të veprojë në mënyrë opozitare dhe nga e hëna do të fillojnë bisedime mbi amendamentet kushtetuese, por në pajtueshmëri me katër kërkesat që i dorëzuan në Kuvend para votimit për ndryshimeve kushtetuese të premten.

Në këtë grup parlamentar janë: Elizabeta Kançeska-Milevska, Emilija Aleksandrova, Krso Mukovski, Ljuben Arnaudov, Vlladanka Aviroviq, Sasho Vasillevski, Zeqir Ramçilloviq dhe Nola Ismailovska Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat