Fillon llogaritja dimërore e kohës

Maqedonia

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Prej sonte në orën 3:00 pas mesnate përfundon llogaritja verore e kohës, ku me lëvizjen e shigjetave të orës një orë mbrapa, koha në orën 3:00 do të llogaritet si ora 2:00, informon Byroja për metrologji.

“Ora që për shkak lëvizjes së shigjetave për një orë mbrapa paraqitet dy herë midis orës 2:00 dhe 300 shënohet, ora e parë si orë 2A, ndërsa i e dyta si orë 2B”, kumtoi Byroja për metrologji.

Vendimi për ditën dhe momentin e përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2018 është publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë numër 52 më 22 mars 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat