Arrestohet shtetasi shqiptar në Maqedoni i kërkuar nga INTERPOL-i

Maqedonia

Arrestohet shtetasi shqiptar në Maqedoni i kërkuar nga INTERPOL-i

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:46
Ilustrim

Shtetasi shqiptar është arrestuar gjatë hyrjes së tij në Maqedoni, bazuar nga një telegram që MPB-ja e Maqedonisë ka marrë nga INTERPOL-i.

ML (33) është arrestuar dje në orën 16:45 në kalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë hyrjes në Maqedoni, ai ka pasur dokument udhëtimi të Shqipërisë.

Shtetasi shqiptar, siç kumtojnë nga MPB-ja, është dorëzuar në Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat