Arsovski: 460.000 qytetarë në Maqedoni për çdo ditë kanë uri

Maqedonia

Arsovski: 460.000 qytetarë në Maqedoni për çdo ditë kanë uri

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:15
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, tha se sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, 460.000 qytetarët në Republikën e Maqedonisë për çdo ditë kanë uri.

“Sipas raportit të fundit të Entit shtetëror për Statistika shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë është 22.2%. Kjo do të thotë se 460.000 qytetarë në Republikën e Maqedonisë jetojnë në varfëri. Afërsisht dy vjet pasi LSDM-ja është në pushtet, qytetarët gjithnjë e më shumë po zhyten në borxhet dhe në varfëri. Për fat të keq, jeta që solli LSDM-ja është më shumë se tragjike. LSDM-ja me borxhet çdo ditë merr borxh publik, dhe të njëjtat borxhe do të paguhen nga gjeneratat e ardhshme:, tha Arsovski.

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase, Dimçe Arsovski kërkoi nga LSDM-ja të përgjigjet se kur qytetarët do të kenë pagë prej 500 eurove, kur do të marrin mjekët paga prej 100.000 denarëve dhe se kur do të fitojnë studentët bursa dyfish më të mëdha.

“Por për fat të keq, këto premtime të rreme, qytetarët nga dita në ditë më shumë i durojnë pasojat e Qeverisë së paaftë të LSDM-së. Për Zoran Zaevit dhe kartelit kriminal rreth tij nuk janë prioritet qytetarët, por prioriteti i tyre janë bizneset kriminale dhe tenderët kriminal që i ndajnë mes familjeve dhe mes funksiona të tyre. derisa Zoran Zaevi shtyn me forcën marrëveshje të dëmshme në llogari të interesave kombëtare të Republikës së Maqedonisë, jeta në Maqedoni nga dita në ditë bëhet më e padurueshme”, thotë Arsovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat