Një vit nga mandati i Merkos, qytetarët me mendime të ndara për punën e tij

Maqedonia

Një vit nga mandati i Merkos, qytetarët me mendime të ndara për punën e tij

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:28
Pamje nga Struga

Thuajse një vit nga qeverisja me Strugën e Kryetarit të Komunës aktual, Ramiz Merko, qytetarët e Strugës janë me mendime të ndara rreth asaj se çfarë ka premtuar, nëse ka realizuar apo jo. Thonë se qyteti ende po ballafaqohet me probleme infrastrukturore serioze, kaos trafiku dhe kaos urban, parkingje të parregulluara, mungesë e vendeve të parkimit dhe probleme tjera.

“Problem në Strugë është veçanërisht në fushën e turizmit. Ne presim të vijnë më shumë turistë dhe për këtë shkak Struga duhet të rregullohet në pjesën e higjienës, infrastrukturës, rrugëve më të mira. Struga i ka këto probleme”, thotë një qytetar i Strugës.

Por, për dallim nga akuzat e opozitës dhe një pjesë të organizatave joqeveritare, Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko thotë se vitin e kaluar ka realizuar shumë projekte.

“Kishim punë shumë më të mirë në ndërmarrjet publike, siç është në Proakua, e cila kishte 9 rroga të papaguara, tash janë vetëm tri. Ndërmarrjen komunale e furnizuam me kamionë të rinj. Punuam edhe në rregullimin e plazheve dhe në mundësinë për ofruar turizëm. Gjithçka është bërë që deponia e qytetit të mos jetë ndotës, dhe tashmë ajo është e rregulluar”, deklaroi Ramiz Merko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat