LSDM: Mickoski është pa kompas politik, në konfuzion të plotë

Maqedonia

LSDM: Mickoski është pa kompas politik, në konfuzion të plotë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:38
LSDM

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “kryesia anti-perëndimore e udhëhequr nga Hristijan Mickoski secilën ditë tregon se është pa kompas politik, në konfuzion të plotë dhe nuk ka drejtim të qartë në veprimin politik”.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe lojtari anti-perëndimor i Gruevskit, duhet të përgjigjen për dokumentet nga Gazeta Zyrtare për atë se si kompanika ‘Energotek’ DOO Shkup, ku ka pjesë Mickoski, nga Qeveria e Gruevskit fitoi koncesione për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në lumin Bregallnica dhe në lumin Kllepallska”, kumtojnë nga LSDM-ka.

LSDM-ja pyet nëse e ka ditur Mickoski se Qeveria e Gruevskit do të bëj thirrje dhe më pastaj ka formuar firmën.

“Mickoski duhet të përgjigjet në këto pyetje në vend që të përpiqet që përmes konferencave për shtyp të kontestojë vullnetin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se shumica e qytetarëve që dolën në referendum, në mënyrë të qartë thanë se janë për të ardhme në BE dhe NATO kurse shumica absolute e deputetëve e ndoqën vullnetin e tyre në Kuvend dhe e hapën procesin që çon në BE dhe NATO.

“Kjo është edhe një arsye, që deputetët e mbetur të OBRM-PDUKM-së t’i braktisin politikat e shkatërruese të Gruevskit dhe lojtarit të tij Mickoski dhe të përfshihen ne proces në Kuvendin që siguron të ardhme në BE dhe NATO”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat