Arrestohen tre persona në Tetovë për shkak se kanë sulmuar zyrtarë policor

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Tetovë për shkak se kanë sulmuar zyrtarë policor

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Tre persona në Tetovë janë arrestuar pasi sulmuan një polic më parë. Sipas informacioneve të MPB-së, mbrëmë rreth orës 17:00 nga ana dy zyrtarëve policor, në Tetovë në rrethrrotullimin, në kontroll të rregullt është ndaluar automjeti “Shkoda” me tabela zvicerane drejtuar nga R.Q (41) nga Sllatina, me adresë banimi në Zvicër.

Në automobil veç vozitës kanë qenë edhe dy bashkudhëtarë R.I (29) nga Sllatina dhe, B.SH(25) po ashtu nga Sllatina. Nga ana e zyrtarëve policor nga vozitësi është kërkuar të dokument për identifikim, por vozitësi ka refuzuar të identifikohet dhe ka filluar të fjaloset me zyrtarët policor, dhe më pastaj dy bashkudhëtarët kanë sulmuar fizikisht policët.

Tre personat janë janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor. SPB – Tetovë po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat