Ministria e Shëndetësisë: Në Maqedoni nuk ka virus të etheve të Nilit Perëndimor

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Në Maqedoni nuk ka virus të etheve të Nilit Perëndimor

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë spekulimet e disa mediave se një rast i etheve të Nilit Perëndimor është zbuluar në Repartin e spitalit “8 shtatori”.

“Tek asnjë pacient në Republikën e Maqedonisë nuk është vërtetuar prania e virusit të etheve të Nilit Perëndimor. Pacienti, që paraqitet në njërin nga televizionet, është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” me simptoma të gripit dhe temperaturë të lartë. Por, analizat kanë vërtetuar se nuk bëhet fjalë për ethe të Nilit Perëndimor. Theksojmë se ky rast është që tri javë dhe pacienti është lëshuar në shtëpi, pa komplikime ndaj shëndetit të tij”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat