Milloshoski mund të zë vendin e Jançevit në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Milloshoski mund të zë vendin e Jançevit në OBRM-PDUKM

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:50
Antonio Milloshoski

Që kur nënkryetari i OBRM-PDIKM-së Mitko Jançev u shkarkua, vendi i nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së është i lirë, kurse emri i deputetit Antonio Milloshoski përmendet për ta zënë këtë post partiak.

Informacionet nga brenda thonë se në periudhën e fundit ka pasur takime intensive mes tij dhe Mickoskit, ku janë tejkaluar mospajtimet. Pretendohet se Milloshoski i ka dhënë përkrahje absolute Mickoskit që ta udhëheqë partinë në momentet kritike gjatë ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjeve presidenciale dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare eventuale që pritet të ndodhin së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Në këtë kontekst, sipas gazetës “I pavaruri”, Mickoski ka ra në ujti me Milloshoskin që ky i fundit ta marr postin e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së.

Ish-ministri i Punëve të jashtme, Antonio Milloshski ishte ndër të parët nga OBRM-PDUKM-ja që u deklarua se do ta bojkotojë referendumin.

“Nuk ka koment”, u përgjigj Milloshoski në pyetjen se a është e saktë se do të bëhet nënkryetari i tretë i OBRM-PDUKM-së, bashkërisht me Aleksandar Nikolloskin dhe Vllado Misjallovskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat