Spanja përkrah integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

Spanja përkrah integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:47
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenzo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenzo Serra, ku kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ndryshimet kushtetuese, si dhe për situatën në rajon.

Kryetari Ahmeti theksoi pritjet e tij që mbështetja në kuvend për procesin integrues të vendit të rritet edhe më tej gjerë në përfundim të suksesshëm të procesit.

Sipas një komunikate të BDI-së, ky subjekt politik do të vijojë dialogun me deputetët dhe partitë parlamentare në mënyrë që të zgjerohet mbështetja në muajt në vijim.

Ambasadori Serra vuri theksin mbi përkrahjen e Spanjës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës në rajon dhe rrethanat aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat