Paraburgim shtëpiak për grabitësin që me pistoletë plastike ka grabitur Postën e shpejtë në Aerodrom

Maqedonia

Paraburgim shtëpiak për grabitësin që me pistoletë plastike ka grabitur Postën e shpejtë në Aerodrom

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:56
Prokuroria Publike Shkup

Prokuroria Publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për një person për vepër penale të kryer “Grabitje” nga neni 237 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Personi është i dyshuar se më 16.10.2018, duke kërcënuar me pistoletë plastike, ka kryer grabitje në zyrën e Postës së shpejtë në Aerodrom, ku ka marrë një shumë parash, ndërsa të punësuaren e ka mbyllur në banjo duke ikur nga vendngjarja. Gjatë grabitje personi nuk ka qenë i maskuar,

Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedurë të mëparshme dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin, por gjykatësi mor vendim ku personi i shqiptohet masë për paraburgim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat