Ali Ahmeti: Nazmi Llapashtica nuk ishte vetëm i Dyzit, por i tërë Kosovës dhe i tërë shqiptarëve - Bota Sot
Ali Ahmeti: Nazmi Llapashtica nuk ishte vetëm i Dyzit, por i tërë Kosovës dhe i tërë shqiptarëve

Maqedonia

Ali Ahmeti: Nazmi Llapashtica nuk ishte vetëm i Dyzit, por i tërë Kosovës dhe i tërë shqiptarëve

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:21
Ali Ahmeti

Mbrëmë është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.

Sot në fshatin Dyz të Podujevës, Nazmi Llapashticës i është dhënë lamtumira.

Në varrimin e tij ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947.

Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

Pjesë nga fjalimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti:

Të nderuar vëllezër,

E nderuar familja Llapashtica,

Të nderuar bashkëveprimtarë e patriot, të nderuara forca të sigurisë së Kosovës, të institucioneve të Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës,

Sot po ndahemi nga vëllai, bashkëpunëtori, bashkëveprimtari ynë, veprimtari i kohërave të vështira, bashkëveprimtari i kohërave kur në këto hapësira dominonte çizmja e zinxhiri serb por që nuk e frikësonte Nazmi Llapashticën Naimin tonë të pamposhtur, ishte në çdo kohë në krye të detyrës bashkë me Ahmet Haxhinë, Nazmi Llapashticën në veprimtari të fshehta kundër pushtuesit e shihshe herë si sharraxhi nëpër qytetet e mëdha të Kosovës herë si instrumentalistë edhe pse nuk dinte t’u binte por për të fshehur veprimtarinë e tij të vërtetë që bënte duke bartë lidhjet organizative të rretheve dhe në periferi.

I sofistikuar para armikut por i bindur dhe i sigurt se lufta çlirimtare, ishte një nga furnizuesit e parë ishte njëri nga ata që ndërtonte bazat nëntokësore për fshehje të mjeteve që më vonë do hynin në punë, ishte një nga bazat këtu në këto hapësira ku strehoheshin bashkëveprimtarë të ndjekur nga pushtuesit, që sot jemi gjallë por mirënjohës deri në qiell Nazmi Llapashticës dhe shoqes së tij e cila ishte thuajse shok i pandarë, mirënjohje në jetë e jetë kësaj familje që nuk kurseu asgjë dhe rrezikonte të gjithë familjen vetëm e vetëm për t’i dalë në ndihmë organizimit, dhe ju të jeni krenarë për atë babë e atë nënë që u rriti dhe Nazmi Llapashtica nuk ishte vetëm i Dyzit por i tërë Kosovës dhe i tërë shqiptarëve dhe këtë e dëshmoi me punë dhe me tërë veprimtarinë e jetës së tij që nuk u ndal asnjëherë por krah për krah me gjithë ata që punuan në çlirimin e vendit dhe sot e përcjellin forcat e këtij vendit.

Lamtumirë!

Lavdi Nazmi Llapashtica!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...