Opozita maqedonase sot dorëzon në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të akuzuarve për 27 prillin

Maqedonia

Opozita maqedonase sot dorëzon në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të akuzuarve për 27 prillin

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 08:46
Kuvendi i Maqedonisë

Propozim-ligji për amnisti që e kërkon OBRM-PDUKM-ja për gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, sot do të dorëzohet në Kuvend.

Partia opozitare do të kërkojë që propozim-ligji të sillet me procedurë të shkurtë.

Për LSDM-në, propozimi i opozitës është ndërhyrje në punën e gjyqësorit. Qëndrimi i tyre është që kjo çështje të zgjidhet përmes Komisionit për Falje që do të formohet në Kuvend.

Ndërsa partitë shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë shprehur kundër amnistimit të të akuzuarve për 27 prillin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat