“Rusia do ta ndjek Maqedoninë në çdo hap drejt anëtarësimit në NATO”

Maqedonia

“Rusia do ta ndjek Maqedoninë në çdo hap drejt anëtarësimit në NATO”

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:21
Flamuri maqedon dhe i NATO-s

Moska do ta ndjek Maqedoninë në çdo cep, aksion, çdo hap që do të ndërmerr, gabimet eventuale, si dhe do të reagojë ashpër në rrugën e saj drejt NATO-s, vlerësojnë ekspertët.

Ata thonë se Rusia edhe më tej do të vazhdojë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, edhe pse është e vetëdijshme se nuk ka forcë ta ndalojë anëtarësimin e saj në NATO.

Derisa një pjesë e analistëve ndërkombëtar dhe vendor mendojnë se Moska po përgatit plan të ri të sofistikuar për Maqedoninë, të bazuar në propagandë dhe lajme të rrejshme, analisti Dimitar Beçev thotë se Moska do të vazhdojë me politikën oportuniste, jo vetëm ndaj Maqedonisë por ndaj gjithë Ballkanit.

Pasi procesi për anëtarësimin e Maqedonisë në vendet perëndimore ka filluar të përshpejtohet, Moska ka paralajmëruar veto për marrëveshjen me Greqinë në Këshillin e Sigurimit. Sipas Beçev, kjo është retorikë e pritur nga Rusia, pasi pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, kjo do të ishte humbja e dytë e politikës ruse në Ballkan, për një periudhë të shkurtë.

Përndryshe, politika ruse në Ballkan ka qenë njëra ndër temat që është diskutuar në Forumin e sigurisë në Beograd, ku të pranishmit thanë se janë të vetëdijshëm për ndikimin sekret rus në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat