Ngjarjet e 27 prillit: Sigurimi i Veljanoskit ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit: Sigurimi i Veljanoskit ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:55
Pamje nga dhuna e 27 prillit

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit, janë shikuar video-inçizime nga hapësirat e Kuvendit.

Nga kamerat të vendosura në korridorin e Kuvendit është parë se i akuzuari Goran Gjoshevski, ish-shef i sigurimit të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Trajko Veljanoski, është përshëndetur dhe ka komunikuar me të akuzuarin Nikolla Mitrevski Koljo.

Nga inçizimet që ka publikuar Prokuroria është vërejtur se në orën 18:45 të akuzuarit Ivan Cvetanovski, Stefan Mlladenovski, Mlladen Dodevski, Nikolla Mitrevski, Mlladen Dodevski, Dejan Davidovski, Mitre Pitropovski, Mihail Mlladenovski, Igor Jug, Zaharie Dimovski, Ivan Mihajllovski dhe Goranço Angellovski, një pjesë prej të cilëve kanë qenë me maska, disa herë kanë shkuar në sallë dhe janë kthyer në korridor prej ku kanë hyrë një grup i madh i qytetarëve.

Nga inçizimet shihet qartë se disa nga të akuzuarit ju tregojnë drejtimin për sallën e konferencave protestuesve, vendi ku u sulmuan deputetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat