Grupi i ri parlamentar do të kyçet në bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Maqedonia

Grupi i ri parlamentar do të kyçet në bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:33
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin e rregullt koordinues ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit se është formuar grup i pavarur i deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” me tetë deputetë.

Ky grup parlamentar, koordinator i së cilës do të jetë deputetja Elizabeta Kançeska- Milevska pritet që sot të ketë bisedime me kolegët e tij të LSDM-së lidhur me draft- amendamentet e Kushtetutës në pajtueshmëri me katër kërkesat e tyre dorëzuar para votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Tetë deputetët e tashmë të përjashtuar nga OBRM-PDUKM, sot pritet të kenë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Të premten kur edhe formalisht i nënshkruan aktet se do të veprojnë të pavarur në grup të ri parlamentar, një pjesë e deputetëve kanë informuar se grupi do të veprojë si opozitë, dhe se janë të hapur për deputetë të rinj.

Përndryshe, edhe pse ishte paralajmëruar në Kuvend deri në mesditë nuk janë dorëzuar draft-amendamentet dhe as propozim-ligji për amnisti, të cilin e propozoi OBRM-PDUKM-ja.

Ndërsa, në Komisionin për financim dhe buxhet, ka filluar debati për rebalancin e buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat