Dragan Danev kërkon të tërhiqet nga funksioni i koordinatorit të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Dragan Danev kërkon të tërhiqet nga funksioni i koordinatorit të grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:31
Dragan Danev

Dragan Danev nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Deputeti Danev, ka kërkuar të tërhiqet nga funksioni koordinator i grupit parlamentar, që e kishte në Kuvend. Në konferencën e sotme për shtyp tha se shumë e mundshme është se ai nuk do të jetë koordinator i deputetëve opozitar maqedonas. Por, refuzoi të jep arsyetime për vendimin e tij.

Gjatë këtyre ditëve pritet që deputetët e OBRM-PDUKM-së të deklarohen deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se a do të funksionojnë si grup parlamentar.

Dragan Danev morri funksionin e koordinator që kur Vllatko Gjoçev përkohësisht u ul në vendin e Ilija Dimovskit, i cili u tërhoq pas Kongresit në Vallandovë dhe me ardhjen e Hristijan Mickoskit në vend të Gruevskit.

Danev bashkë me deputetët Daniella Rangellova dhe Krsto Jovanovski votuan në referendumin e 30 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat