Zjarr në burgun e Shuto Orizares, hospitalizohen tre të burgosur dhe një polic

Maqedonia

Zjarr në burgun e Shuto Orizares, hospitalizohen tre të burgosur dhe një polic

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:26
Shuto Orizares

Gjatë pasdites në Entin ndëshkimor-përmirësues në Shutkë ka ndodhur një dramë e vërtetë. Tre persona që kanë vuajtur dënimin me burg kanë bllokuar derën e qelisë dhe kanë ndezur dyshekët e krevatit që ka shkaktuar zjarr.

Policia e burgut është përpjekur të hyjë në qeli, por gjatë tentimit të parë nuk ka arritur.Janë dashur disa minuta që me forcë të thyejnë derën për të hyrë brenda. Shërbimi i burgut ka thirr edhe shërbimin kundër zjarrit.

Katër persona nga Enti ndëshkimor-përmirësues të cilët pas zjarrit janë ankuar për frymëmarrje të rëndë dhe janë hospitalizuar në Klinikën Universitare për toksikologji. Sipas informacioneve ata janë në gjendje shëndetësore stabile, por do të mbesin në spital në 24 orët e ardhshme, gjegjësisht derisa të kompletohen rezultatet. Siç thonë mjekët, asnjëri nga to nuk ka pasur djegie, por vetëm ngufatje nga tymi.

Është intervenuar me pesë automjete kundër zjarrit, ndërsa në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë 14 zjarrfikës. Pas fikjes së zjarrit, të burgosurit por edhe polici me automjetin e ndihmës së shpejtë janë transferuar në Klinikën për toksikologji pranë Qendrës Klinike “Nëna Terezë” Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat