Sindikata e pavarur e policisë organizoi marsh për pranimin e përfaqësimit

Maqedonia

Sindikata e pavarur e policisë organizoi marsh për pranimin e përfaqësimit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:52
Shkupi

Sindikata e pavarur e policisë që numëron rreth 3000 mijë anëtarë, kërkoi që të respektohet Ligji i marrëdhënies së punës në lidhje me përfaqësimin e sindikatës dhe të jetë e përfshirë në dialog.

Një pjesë e kryesisë së Sindikatës së pavarur të policisë, që organizoi marsh nëpër rrugët e Shkupit, kërkoi nga ministri Oliver Spasovski të mos e favorizojë sindikatën e policisë për shkak se në mënyrë të rreme paraqet gjendjen në MPB.

“Për momentin dhe 20 vite prapa, udhëheq vetëm një qendër, jo ministër, vetëm një qendër që gënjen dhe ky ministër. Këtë ne jemi të obliguar t’ia përcjellim që të mos e gënjejmë. Ne jemi të ndershëm dhe këtë vazhdimisht në të kaluarën dhe në të ardhmen do ta potencojmë. Nuk do të lejojmë kaosi të vazhdojë në MPB”, thotë Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së pavarur të policisë.

Nga MPB-ja theksuan se bashkëpunojnë me sindikatat pa dallim të përfaqësimet dhe se kjo shihet me takimet e shumta dhe nga aktivitet e ndërmarra.

“Ne jemi të gatshëm që secilin propozim që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për punë të policëve ta pranojmë pa dallim se nga cila sindikatë vjen. Jeni dëshmitarë se gjatë periudhës së kaluar vazhdimisht promovojmë stacione të renovuara dhe objekte tjera, furnizojmë uniforma dhe pajisje tjera për policinë”, thotë zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Nga Sindikata e pavarur e policisë njotuan se nëse nuk plotësohen këto kushte do t’i radikalizojnë protestat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat