Xhaferi: Deputetët nga opozita për fillimin e ndryshimeve kushtetuese votuan sipas bindjes së tyre

Maqedonia

Xhaferi: Deputetët nga opozita për fillimin e ndryshimeve kushtetuese votuan sipas bindjes së tyre

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 23:09
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi konsideron se deputetët nga opozita që dhanë mbështetjen për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese kanë votuar sipas bindjes së tyre, pa presione apo tentime për ryshfet, dhe se me votën e tyre kanë hapur rrugën e të ardhme euroatlantike në Republikën e Maqedonisë

“Ai që thotë se ka pasur veprime dhe tentime të tilla, do të duhej në vend adekuat, deri te institucionet kompetente, ta argumentojnë dhe ta dëshmojnë. Nuk është karakteristikë të akuzohen deputetët se iu nënshtruan presioneve dhe shantazheve. mendoj se asnjë deputet, i cili e ka përkrahur vendimit, nuk iu nënshtrua presioneve, por ka qenë vullnet i tyre i pastër”, tha Xhaferi në emisioni “Samo vistina” në Kanal 5.

Ai tha se kur shumica e kanë njoftuar se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për ndryshime kushtetuese, ai ka caktuar seancën. Anulimi, shtoi ai, ka qenë që të mundësohet që ata të cilët janë prononcuar se do të japin mbështetje, të mund të vijnë në Kuvend.

Ai pret nga Qeveria që ta respektojë afatin dhe deri të premten t’i dorëzoj draft-amendamentet te Kuvendi i Maqedonisë që të mund të shqyrtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat