LSDM: Mickoski vazhdon të mbrojë krimet e Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Mickoski vazhdon të mbrojë krimet e Gruevskit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:12
LSDM

Në reagimin e partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “qytetarët i diktuan skemat me Gruevskin për hidrocentralet, dhe për këtë shkak Mickoski vazhdon ta mbrojë kriminalitetin e tij”.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe anti-perëndimorit Hristijan Mickoski janë kapur në gënjeshtër, qytetarët i kuptuan skemat me Nikolla Gruevskin dhe kuptuan se si janë fituar hidrocentralet” kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se publike dje kuptoi se kompania “Energotek DOO Shkup” ku një pjesë është pronar Mickoski, zotëron 99% në shoqërinë “Minka-Energotek”.

“Derisa anti-perëndimori Mickoski ka qenë këshilltar te mentori i tij Gruevski, pikërisht nga Qeveria e Gruevskit fiton tokë prej thuajse 33 mijë metër katror për ndërtimin e hidrocentralit”, thonë nga LSDM, duke shtuar se Mickoski vazhdon të jetë mbrojtës i krimeve të Gruevskit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat