Amendamentet këtë javë do të dorëzohen në Kuvend, pozita kërkon mbështetje më të madhe

Maqedonia

Amendamentet këtë javë do të dorëzohen në Kuvend, pozita kërkon mbështetje më të madhe

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:42
Kuvendi i Maqedonise

Draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, sipas paralajmërimeve deri në fund të kësaj jave do të dorëzohen në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, shpresoi se qeveria do t’i përshpejtojë afatet dhe deri të premten do t’i dorëzojë amendametet që të njëjtit të fillojnë të shqyrtohen,

Ai tha se deputetët e opozitës të cilët dhanë mbështetje për ndryshimet kushtetuese, këtë e kanë bërë sipas vullnetit të tyre dhe kanë hapur perspektivën evropiane për Maqedoninë. Xhaferi nuk përjashtoi mundësinë që deri në fund të procesit të rritet numri i deputetëve që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Edhe kryeministri Zoran Zaev njoftoi se deri të premten amendamentet do të dorëzohen në Kuvend. Pas takimit me grupin e deputetëve që mbështetën ndryshimet kushtetuese, tha se në amendamente mund të vendosen edhe kërkesat e tyre për përmirësimin e marrëveshjes.

Ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbrëmë tha se Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje multietnike për Maqedoninë dhe se kjo duhet të vendoset në preambulën e Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat