Zaev: Kërkesat e opozitës shqiptare janë shumë ambicioze

Maqedonia

Zaev: Kërkesat e opozitës shqiptare janë shumë ambicioze

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:18
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thumbuar opozitën shqiptare mbi paralajmërimet e tyre për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese.

Zaev e vlerësoi opozitën shqiptare si në nevojë për atraktivet duke shtuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të zgjerohet edhe më shumë Kutia e Pandorës.  

Ndaj deklaratës së Bujar Osmanit se Marrëveshja e Ohrit duhet përfshirë në preambulë, Zaev shtoi se kjo gjë është bërë në vitin 2001, transmeton Alsat M.

Ai deklaroi se nuk pret që procesi të bllokohet në Kuvend, e posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat