Osmani: Reformat zgjedhore do të implementohen në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Maqedonia

Osmani: Reformat zgjedhore do të implementohen në kohë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 17:06
Foto nga takimi

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja.

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani potencoi rolin e rëndësishëm të Misionit të OSBE-së në Maqedoni në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku shtoi se misioni i OSBE-së luajti rrol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi në implementimin e principit të sundimit të ligjit.

“Reformat zgjedhore janë ndër sfidat kyçe për periudhën e ardhshme, dhe implementimi i gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale në pranverë, është prioriteti ynë” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe reformat tjera që i ka vendi në prag të raportit të ri të Komisionit Evropian në prill të vitit të ardhshëm.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup ja siguron Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në fushat si që janë gjyqësori, mediat, sektori civil etj, po ashtu u diskutuan edhe sfidat aktuale: për implementimin e Planit 18, sfidat rreth krijimit të mbështetjes politike për implementimin e ndryshimeve kushtetuese, përgatitja e kontributit të vendit drejt raportit të Komisionit Evropian, si dhe për të gjitha aktivitetet tjera lidhur me integrimin evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat