Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik 2” dhe “Lëndina”, Thaçi dhe Mijallkov në bankën e të akuzuarve

Maqedonia

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik 2” dhe “Lëndina”, Thaçi dhe Mijallkov në bankën e të akuzuarve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik 2” dhe “Lëndina”.

Në seancën e kaluar për lëndën “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 u morën në pyetje ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Violeta Duma dhe Subhi Jakupi.

Në këtë rast të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Ndërsa në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, të cilët dyshohet se kanë ndërtuar tre shtëpiza pa leje ndërtimi në Komunën e Zelenikovës.

Sipas PSP-së, tre shtëpizat Llatasi dhe vëllezërit e tij kanë filluar t’i ndërtojnë në vitin 2011, ndërsa lejen për ndërtim e kanë marrë në vitin 2013, pasi kanë përfunduar me ndërtimin e shtëpizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat