Vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni.

Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.

Seanca të reja gjithashtu janë planifikuar për nesër dhe pasnesër.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska dje anuloi seancën pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore e të akuzuarit Sashko Markovski.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat