“Tvrdokorni” do të organizojnë lëvizje për mbrojtjen e pavarësisë së Maqedonisë

Maqedonia

“Tvrdokorni” do të organizojnë lëvizje për mbrojtjen e pavarësisë së Maqedonisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:04
Organizata “Tvrdokorni”

Organizata “Tvrdokorni” njofton se ka filluar me organizimin e rezistencës qytetare me moton “Lëvizja për kthimin e Maqedonisë maqedonasve”.

Nga organizata përmes një njoftimi thonë se lëvizja qytetare do të jetë kundër nënshtrimi kolonial dhe kthimin e pavarësisë maqedonase.

“Pakënaqësia popullore kundër uzurpatorëve të shtetit është treguar qartë dhe padyshim dhe ky është fakt i pamohueshëm”, thonë nga organizata “Tvrdokorni”.

Ata thonë se qëllimi kryesor i tyre do të jetë kthimi i pavarësisë kombëtare të Maqedonisë, si dhe respektimi i etnive tjera në vend të cilat sipas tyre, nuk e prishin pavarësinë maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat