LSDM: Kryesia e OBRM-PDUKM-së është kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se ndjekin politikat e Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Kryesia e OBRM-PDUKM-së është kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se ndjekin politikat e Gruevskit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:02
LSDM

Në kumtesën e partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “lidhja e fortë mes anti-perëndimorit Hristijan Mickoski dhe krimeve të mentorit të tij Nikolla Gruevski doli në pah”.

“Opinioni kuptoi se në cilën pjesë ka anti-perëndimori Mickoski ka fituar pajtueshmëri për shfrytëzimin e ujit dhe tokës për ndërtimin e hidrocentraleve nga Qeveria e Gruevskit, në vitin 2015, në kohën kur ishte këshilltari i tij”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, lidhja e fortë midis krimeve të Gruevskit zgjerohet edhe me anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dje nuk u përgjigj nëse personi Dimitar Dimovski, pjesë e bashkëpronarëve të ‘Energotek’ kompani ku merr pjesë edhe Mickoski, është i njëjti Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së’, thonë nga LSDM-ja.

Në fund LSDM-ja cekën e kryesia e OBRM-PDUKM-së janë kundër BE-së dhe NATO-s për shkak se i ndjekin politikat shkatërruese të Nikolla Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat