OBRM-PDUKM: Qeveria ka futur shtetin sërish në borxh për 58 milionë euro

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria ka futur shtetin sërish në borxh për 58 milionë euro

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:51
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase përmes një kumtese për media thekson se “pushteti kriminel nuk po ndalet me futjen tej mase dhe joracionale të shtetit në borxh”.

Sipas tyre, LSDM-ja dje e futi në borxh Maqedoninë për 58 milionë euro të reja.

“Ky borxh si dhe shumë të mëparshëm janë pa mbulim. Merren të holla hua për të cilat paguhen interesa të lartë, ndërsa me to as nuk financohet deficiti, e as që financohen investime kapitale. Realizimi i investimeve kapitale për 3/4 e vitit është 1/4 nga investimet e përgjithshme të planifikuara. Që ta mbulojnë turpin bëjnë ribalanc para fundit të vitit, sepse është e dukshme se nuk dinë se si t’i realizojnë investimet kapitale, madje që të jetë turpi më i vogël shkurtojnë, se si do të dukej se përqindja e realizimit është e madhe”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se sjellja e LSDM-së me ekonominë quhet vjedhje e organizuar klasike dhe se ata duhet të largohen nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat