Maqedonia dhe Ukraina do ta përmirësojnë bashkëpunimin në më shumë sfera

Maqedonia

Maqedonia dhe Ukraina do ta përmirësojnë bashkëpunimin në më shumë sfera

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, Natalia Zadorozhyuk.

Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellët të deritashëm, posaçërisht në sferat e migrimit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit si dhe lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm ishin tema të këtij takimi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se bashkëbiseduesit kanë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimin, mungesën e çështjeve të hapura ose të diskutueshme midis dy vendeve si dhe bashkëpunim në më shumë sfera që janë në interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat